Mitre: Disa zona përgjatë bregdetit të Adriatikut dhe Jonit janë të prekura nga Erozioni
Ola Mitre e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës u shpreh se ka disa zona përgjatë Adriatikut dhe Jonit që ekspertët i konsiderojnë si të prekura nga Erozioni.
Mitre: Janë ato shifra të përkthyera në metra.
Janë gati 2 metra që hahen çdo vit nga deti, praktikisht ne flasim për humbje jashtëzakonisht shumë të mëdha të të gjithë brezit ranor që ndodhet përgjatë Adriatikut por pse jo edhe përgjatë bregdetit të Jonit ka disa vende që ekspertët i konsiderojnë se janë të prekur nga Erozioni.
Flasim për një situatë e cila kërkon zgjidhje.
Edhe institucionet kanë dijeni për këtë situatë.
Unë kam në dorë një raport të hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e cila është vënë në dijeni dhe është kërkuar nga bashkia e Kavajës për të ndërhyrë.
Dhe me 3 mars të vitit 2022 ky dikaster ka dalë me këtë shkresë drejtuar edhe shumë institucioneve të tjera që ju kërkon institucioneve mbështetje për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë.
4 vite nga ky raport ende sot institucionet nuk kanë ndërmarrë asnjë masë në këtë drejtim.
