Pse u përgjua Gjykata Kushtetuese? Andoni: Është skandal, Dumani ka protagonizëm të tepruar

Analisti, Ben Andoni i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është skandal sesi SPAK ka përgjuar Gjykatën Kushtetuese.

Andoni: Unë besoj se është skandal.

Është skandal dhe keqardhja ime është që një institucion si gjykata Kushtetuese tek ne është një instititucion e cila nuk tregon realisht që është gardiane e Kushtetutës por mbi të gjitha ka edhe forcën ligjore për tu përballur.

Është e vërtetë që duhet të regjistrohet një procedim pastaj të shkohet.

Ndërkohë që është proceduar ndryshe për ti shpëtuar gjykatës dhe gjëja që më ka shqetësuar veçanërisht është pjesa e zotit Dumani, protagonizmi i tij.

Ka një protagonizëm pak të tepruar dhe në këtë moment prsh nuk ka ditur të shprehet realisht.

Ça i është dashur gjykatës Kushtetuese të vononte kaq shumë problemin e teatrit që e kishte përpara syve?

Për zonat e Mbrojtura që i kishte para syve dhe ndërkohë nuk ka fuqi që të shpjegojë realisht ose ti kërkojë llogari këtij lloj institucioni se pse veprohet në këtë lloj mënyre.