41-vjeçari u gjet i pajetë në Vlorë, policia: Dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore

Një 41-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale në Vlorë. Sipas informacioneve policore dyshohet se viktima mund të ketë vuajtur nga probleme shëndetësore.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.