Koçibellinj: Dhu*a e pashëruar në shkolla, fëmijët të mbikëqyren
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 4 Mars 2025, 18:56
Aktivistja e njohur Suela Koçibellinj ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër" në Ora News, ku shprehu shqetësimin e saj për dhunën mes të rinjve në shkollën "Emin Duraku".
Në një intervistë me moderatoren Sonila Musai, Koçibellinj theksoi se fenomeni i dhunës mes nxënësve është i përhapur dhe kërkon ndërhyrje urgjente.
Ajo tha se dhuna po bëhet një model për të rinjtë tanë.
Ata po shohin se nuk merren masa, ndërsa figura të dhunshme dhe të forta duartrokiten nga shoqëria.
Ky është një problem serioz, sepse po u jepet një mesazh i gabuar brezave të rinj,” tha ajo.
Aktivistja kërkoi gjithashtu që fëmijët të mbikëqyren nga prindërit, mësuesit dhe autoritetet për të parandaluar situata të tilla të dhunshme në shkolla.
