Shpërthim në një fabrikë në Fushë-Krujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 09:11
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Fushë Krujë. Raportohet se lënda shpërthyese është vendosur në murin e një fabrike.
Pronari i fabrikës D.M ka deklaruar se, nuk kanë asnjë konflikt. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Policia po heton rrethanat.

