Hoxhë Tërniqi: Ruajtja e Kuranit nga shkrimi te memorizimi dhe roli i Hafizëve sot
Ne emisionin “Kjo është Koha” në Ora News ishte i ftuar Hoxhë Tërniqi, i cili foli për mënyrën e ruajtjes dhe transmetimit të Kuranit ndër shekuj. Ai shpjegoi se fillimisht, pas shkrimit të çdo sureje, ajo mësohej përmendësh nga memorizuesit, duke siguruar kështu ruajtjen e saktësisë së tekstit hyjnor.
Sipas Hoxhës, Kurani u mblodh në një libër të vetëm dy vite pas vdekjes së Profetit Muhamed (alejhi selam). Ky proces u realizua me përkujdesjen e sahabëve, të cilët mblodhën të gjitha pjesët e shpalljes dhe i sistemuan në një vëllim të vetëm.
Gjithashtu, Tërniqi theksoi se edhe sot në botë ekzistojnë miliona hafizë, të cilët e kanë memorizuar Kuranin në tërësi, duke ruajtur çdo gërmë dhe duke siguruar transmetimin e pandryshuar të tij brez pas brezi. Ky fenomen unikal dëshmon për autenticitetin dhe vazhdimësinë e fjalës hyjnore në formën e saj origjinale.
