KQZ miraton regjistrimin e tre koalicioneve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar regjistrimin e tre koalicioneve, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Kështu KQZ miratoi regjistrimin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që përbëhet nga tre parti politike: Partia Nisma Thurje, Partia Shqipëria Bëhet dhe  Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare”.

Ky koalicion do të drejtohet nga kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.

Koalicioni i dytë, i cili u miratua nga KQZ është “Djathtas për Zhvillim”, që përbehet nga partia “Djathtas 1912” dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”.

Koalicioni i tretë që u miratua nga KQZ është  “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Ky koalicion përbëhet nga 26 parti politike dhe do të drejtohet nga Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha.