Maho: Veliaj akuzohet për '5D' dhe inceneratorin, por hetimet u hapën nga një njeri anonim, Nesti Angoni

Analisti, Armand Maho në një intervistë në Ora News u shpreh se Erion Veliaj akuzohet për shumë gjëra, si ‘5D’ apo Inceneratori por hetimi u hap për një njeri anonim si Nesti Angoni.

Maho: Opozita duhet të mbledhë të gjitha forcat për të dalë në zgjedhje.

Pra duhet të mbledhi çdo resurs të mundshëm që të mos lejojë rrjedhje votash.

Aty mund të ketë edhe parti fiksitve siç mund të jetë prsh partia e zotit Jenisheri që nuk kanë mbështetje kushedi se çfarë në elektorat.

Është një nga koalicionet më të mëdhenj dmth. Është në kuadrin e një strategjie politike.

Përderisa shkoi në burg Erion Veliaj nuk ka pse të mos shkojë një X nënpunës përë vjedhje votash.

Unë e shoh komplet të mundur një humbje të Edi Ramës.

Vetëm një njeri si Sali Berisha mund të ngrinte PD në këto nivele.

Rama Erion Veliajn e fut brenda dhe këtej bën sikur e mbron.

Është goditje direkte e tij për të larë ca mëkate që i ka më përpara.

Ka qenë hetim i dirixhuar.

Veliaj akuzohet për 5’D’, për inceneratorët, për vrasjen e Ardit Gjoklajt, akuzohet për shumë gjëra ndërsa vetë e thoshte që unë kam 100 akuza asnjë padi penale dhe pastaj hetimet hapen për një njeri anonim që nuk e gjen dot, Nesti Angonin.