Rama komentoi Primaret në PD/ Kaso: Palaço rrjetesh sociale, listën atij ia dikton krimi i organizuar
Përmes një interviste në Ora News, sekretari ligjor i PD-së, Ivi Kaso tha se Rama nuk mund të ketë gojë si një njeri që jetë e mot ia ka diktuar lista e tij krimi organizuar e provuar me fakte.
Kaso: Rama është një gaztor në rrjetet sociale, do të ishte oborri nëse do të kishte ndonjë oborr evropian. Kryeministrin ka kohë që nuk ushtron përgjegjësitë e kryeministrin, por tashmë nuk e pranojnë as për palaço në oborre. Është degradimi i tij dhe llogaritë do t’i bëjë në 11 maj.
Nuk mund të ketë gojë një njeri që jetë e mot ia ka diktuar lista e tij krimi organizuar e provuar me fakte. E ka të provuar se krimi i ia ka diktuar renditjen e listës në Durrës dhe Shkodër. Si mund të ketë pafytyrësinë për të komentuar listën e opozitës, kur atij ia dikton krimi i organizuar.
