Caktohet gjyqtari që do vendosë për fatin e Erion Veliajt dhe ''shokëve'' të tij në Apel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2025, 15:45
Caktohet gjyqtari që do gjykojë çështjen e Erion Veliajn në Apel dhe të hetuarve të tjerë.
Gjyqtari është Engert Pëllumbi që do vendosë për çështjen e Veliajt.
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimete personave nën hetim Erion Veliaj, E, M.P., Sh.F., G.S.,me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
