TË TJERA FIJE DALIN NË SKENË/ Pse “kamikazi” i Veliajt, Ermir Beta në panik, u tërhoq nga vetingu?
Ermir Beta është avokati i studios ligjore të Arben Rakipit, një studio e denoncuar për lidhjet e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, me kryebashkiakun e arrestuar për pastrim parash dhe korrupsion Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.
Ermir Beta është personi i cili mbron kryebashkiakun Erion Veliaj me skenarë politikë nëntokë.
Përgatitja e letrave për në ILD dhe KLP të bëra nga Ermir Beta dhe futja e linjave politike për t’i intimiduar anëtarët e KLP-së apo ILD-së me veprime për të goditur prokurorin Ols Dado, më shumë sesa lëvizjet e një avokati apo një studioje ligjore janë taktika që dikush mund t’i konsiderojë dhe veprime korruptive mafioze, kur politika i vërsulet sistemit të drejtësisë për të mbrojtur një të korruptuar, të akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale, korrupsion dhe fshehje pasurie.
Ermir Beta ka qenë në postin e prokurorit në Berat, por në vitin 2018 u tërhoq në kohë nga sistemi i drejtësisë duke i shpëtuar kështu sitës së vetingut.
Ai ishte emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Beratit, me dekret të Presidentit të datës 6 nëntor 2008. Asokohe raportohej se gjatë ushtrimit të detyrës së tij, z. Beta u gjet me shkelje dhe ndaj tij u mor edhe një masë ndëshkimore në vitin 2013.
Ai u akuzua se ka pasur kontakte me babin e një të arrestuari dhe ka dhënë udhëzime për çështjen që kishte në hetim. Kjo ngjarje ka lidhje me ish-shefin e Rendit të Kuçovës, Enton Softa, i cili u akuzua nga prokuroria në 2013 për afera korruptive në Prokurorinë e Beratit.
Ky i fundit dyshohej se në periudhën mars-prill 2013 i kishte kërkuar 800 mijë lekë të rinj babit të një arrestuari, duke i premtuar se do të ndërhynte te prokurori i çështjes, Ermir Beta, për t’i liruar të birin.
Ai u arrestua me 800 mijë lekë me vete, të cilat dyshohej se po i dorëzonte te vendimmarrësit e çështjes. P
as kësaj ngjarjeje, Prokuroria e Përgjithshme vendosi të merrte masë disiplinore ndaj Ermir Betës, duke e ulur në detyrë sepse kishte ndërhyrë në procesin e hetimit.
Pra, avokati i Veliajt duket se është tërhequr nga vetingu asokohe për të shpëtuar për shkak të dyshimeve si i përfshirë në afera korruptive./ CNA.al

