Po hetohet për vjedhje masive lekësh dhe pastrim parash, Veliaj shikon “makthe” në qeli: Po më dënojnë me 27 vjet burg!
Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia përmes një postimi në Facebook, ku e cilëson arrestimin e tij si një padrejtësi dhe e krahason veten me presonazhet e Franc Kafkës.
Erion Veliaj harron se në burg ka hyrë si person i rrezikshëm për hetimin dhe prishjen e provave hetimore dhe bën rolin e budallait se nuk e kupton se përse ndodhet në burg.
Dhe në këtë rrjedhje logjike të qëllimshme ndërsa nuk ka asnjë vendim gjykate që e ka shpallur atë të fajshëm apo jo, Velliaj thekson se është dënuar pa prova.
Dhe pas debilllëkut llogjik, Erion Veliaj tenton dhe të bëjë dhe hokatarin, duke vënë në dukje se dyshohet për korrupsion dhe pastrim parash që nga viti 2004, në një kohë kur ishte vetëm 25 vjeç dhe nuk kishte njohje me personat e përmendur në dosje.
“Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja?” – shkruan Veliaj, duke kundërshtuar arsyetimin e gjykatës se mund të largohej jashtë vendit për t’iu shmangur drejtësisë.
Ai e përmbyll mesazhin duke thënë se do të vijojë të flasë në ditët në vijim për akuzat ndaj tij dhe për atë që ai e quan “rrezikshmëria e tij shoqërore”.

