Ngërçi me pullat fiskale/ Prodhimi nis në mars, Ministria e Financave: Do prodhohen në Shqipëri me kompani arabe
Ngërçi me pullat fiskale/ Ministria e Financave: Do prodhohen në Shqipëri me kompani arabe
Duke filluar nga marsi i vitit 2025 prodhimi i pullave fiskale do te menaxhohet nga një kompani arabe.
Ministria e financave sqaron se pas shqetësimeve te bizneseve për mungese te prodhimit të pullave ne treg prodhimi menaxhimi i tyre do te behet e mundur me mbështetjen Emirateve te Bashkuara Arabe.
Gjithçka, siç thuhet në deklaratë do të funksionojë nën administrimin e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë në shqipëri që do te ofroje teknologjinë e duhur
Me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e besueshmërisë ndaj sistemit të pullave fiskale.
Ndërkohe bizneset aktualisht do të kenë mundësinë të përdorin pullat qe kane porositur deri ne mars 2025 duke siguruar një periudhë kalimi pa ndërprerje të shërbimeve.
Ligji për kalimin e prodhimit te pullave fiskale nga sektori privat në atë shtetëror u miratua gjatë vitit 2024 qe sipas Ministrit të asaj kohe kjo do të sillte ulje të tarifave për bizneset dhe qytetarët.
