Nga Rinasi në Gjenevë/ Air Albania shton një tjetër linjë direkte, nisja e parë me “Migjenin”
Tirana dhe Gjeneva lidhen tashmë direkt me kompaninë Air Albania. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zgjeron kështu mundësitë e lidhjes ajrore midis Shqipërisë dhe Evropës.
Nisja e fluturimit të parë me avionin “Migjeni” u inaugurua me një ceremoni të veçantë, me surpriza për pasagjerët në këtë udhëtim.
Shtimi i këtij destinacioni të ri, është një tregues i rëndësishëm se Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës vazhdon të forcojë pozicionin si pikë kyçe ajrore në rajon
Pervittorio, Drejtor Operacionali TIA: Jemi të lumtur që tashmë kemi një destinacion të ri. Është kënaqësi që këtë fluturim po e kryen kompania jonë shtetërore. Është vetëm një nga shumë fluturimet e reja që Air Albania po planifikon këtë vit. Flota po rritet. Siç mund ta shihni përreth, në aeroport po ndërtohet me ritme të shpejta. Zgjerimi i aeroportit dhe rritja e kapacitetit të pasagjerëve është një hap i rëndësishëm, veçanërisht me ambientet e reja të parkimit. Të arrish 12 milionë pasagjerë është një arritje dhe objektivat tanë për këtë vit është që të presim më shumë pasagjerë.
Air Albania është e përkushtuar për të ofruar një rrjet të zgjeruar destinacionesh. Kompania vazhdon të investojë në flotën dhe shërbimet e saj, një përvojë udhëtimi të sigurt, komod e cilësor.
Rezan Tufa Drejtor i Shitjeve dhe i Marketingut: Air Albania po zgjerohet. Ne jemi të përkushtuar për t’ju ofruar të gjithë pasagjerëve tanë më të mirën e mundshme. Jemi tashmë në 13 destinacione të reja, me 3 avionë. Presim më shumë lajme nga Air Albania, gjithmonë me fokusin për pasagjerët tanë. Ky fluturim i ri i Gjenevës shtohet për të gjithë pasagjerët shqiptarë për të krijuar kujtime të reja në këtë destinacion të ri.
TIA ka njohur një rritje të qëndrueshme të trafikut ajror, falë strategjive të zgjerimit të rrjetit të destinacioneve dhe investimeve.
