Halilaj: Duhet të mbështesim stilistët shqiptarë dhe fuqizimin e grave në biznes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2025, 19:47
Në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, opinionistja Helena Halilaj ka diskutuar për ligjin e propozuar për tregtinë e produkteve të falsifikuara ku theksoi se ky ligj është një hap i nevojshëm për të mbrojtur bizneset e ndershme dhe për të krijuar mundësi zhvillimi për prodhuesit vendas.
Halilaj u shpreh se është e rëndësishme të jemi shumë pranë grupeve të interesit ekonomik dhe të mbështesim prodhuesit shqiptarë, duke i dhënë mundësi të tregtojnë me produkte autentike.
Ajo gjithashtu theksoi se një mundësi e shkëlqyer për ta arritur këtë është mbështetja e stilistëve dhe krijuesve shqiptarë, të cilët mund të ofrojnë produkte konkurruese në treg.
