Ekspertja Islami: Ligji për produktet e falsifikuara do të mbrojë prodhuesit shqiptarë

Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" të gazetares së Ora News Sonila Musai,  ekspertja e ekonomisë, Burbuqe Islami, ka shpjeguar rëndësinë e ligjit të propozuar për tregtinë e produkteve të falsifikuara.

Ajo theksoi se ky ligj ka si qëllim mbrojtjen e tregut të ndershëm dhe ndëshkimin e tregtarëve që shesin produkte të falsifikuara, një praktikë që ka dëmtuar gjithashtu prodhuesit shqiptarë.

Islami theksoi se ligji duhet të fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të prodhuesve vendas, duke pasur prioritet mbështetjen e tyre.

Ajo nënvizoi se projektligji është analizuar edhe nga këndvështrimi i prodhuesve shqiptarë, si dhe i markave kombëtare dhe ndërkombëtare, për të siguruar një balancë të drejtë dhe mbrojtje të tregut.