Ekspertja Islami: Shqipëria prodhon produkte të cilësisë që mund të konkurrojnë në tregjet europiane

Në një intervistë të dhënë në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, ekspertja e ekonomisë, Burbuqe Islami, theksoi se është e nevojshme të thyhen stereotipet negative që kanë krijuar një perceptim të gabuar mbi prodhimet shqiptare.

Sipas saj, prodhimet e bëra nga kompanitë shqiptare janë të afta të konkurrojnë jo vetëm në tregjet e brendshme, por edhe në ato europiane.

Ajo shtoi se ky ligji i propozuar për ndalimin e tregtimit të produkteve të falsifikuara.është një mundësi për të lehtësuar prodhuesit vendas dhe për t'i dhënë atyre prioritet në treg.