Stilistja Konomi: Lufta kundër falsifikimit thelbësore për rritjen e ekonomisë vendase

Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" të gazetares së Ora News Sonila Musai, stilistja Anila Konomi ka shprehur mbështetje për ligjin e propozuar që synon të ndalojë dhe ndëshkojë tregtarët që shesin produkte të falsifikuara.

Ajo theksoi se ky ligj është i nevojshëm për të luftuar konkurrencën e pandershme, e cila dëmton bizneset e ndershme dhe zhvillimin e ekonomisë vendase.Komani shpjegoi se falsifikimi i produkteve po ndikon negativisht në treg, duke bërë që bizneset e vogla dhe të ndershme të mos mund të zhvillohen.

Ajo solli si shembull Italinë, e cila mbështetet në prodhimin e produkteve të saj vendase dhe e ka këtë si një pikë krenarie.

Sipas saj, duke mbështetur ligjin dhe ndëshkuar tregtarët që shesin produkte të falsifikuara, do të krijohet një mjedis më i drejtë dhe i qëndrueshëm për bizneset shqiptare.