“Çfarë ke që nxehesh?” Përplasje mes Sejaminit dhe Luarasit: Ke parë filma? Fjalori i Veliajt është i rrezikshëm

Gjatë mbrëmjes së kësaj të enjte në studion e emisionit “Top Story” po diskutohet lidhur me arrestimin e Erion Veliajt si dhe akuzat dhe fjalorin e përdorur nga ky i fundit ndaj prokurorit të çështjes, Ols Dados.

E pranishme në panelin e diskutimit ka qenë edhe Iris Luarasi e cila theksoi se vetë personit në hetim i lind e drejta që të kërkojë largimin e një prokurori kur vërteton me prova se ai është në konflikt interesi.

Ndërkohë, debati më tej vijoi mes Luarasit dhe analistit Neritan Sejamini në lidhje me akuzat dhe vijushmërinë e reagimeve nga Veliaj për këtë çështje, gjuhën e të cilit ai e cilësoi si “skandaloze”

Neritan Sejamini: Po çfarë ke që nxehesh?

Iris Luarasi: Ke parë filma? Pse bën sikur nuk kanë ndodhur? Në momentin që e konflikt interesi bën kërkesën, kërksa vazhdon, prokuroi Dumani ngelet dhe heton një prokuror tjetër. Dumani aty ngelet. Thash.... Abolutisht atë po them. Në moment që ke konflikt interesi, je një person në hetim, dhe mund ta provosh këtë.

Neritan Sejamini: Pra ne biem dakord që fjalori i përdorur nga Veliaj është i rrezikshëm?

Iris Luarasi: Jo prit. Prokurori e ka thënë unë i kam mesazhet, ka pranuar që ka një marrëdhënie të mëparshme e zotin Veliajn. Në këtë aspect kjo është një gjë që këta dy nejrëzit kanë një konflikt. Hetimi të shkojë deri në fund.