"Tirana meriton më shumë"/ Zhulali: Shkarkimi i Erion Veliaj nuk shtë një çështje partiake, por detyrim qytetar
Anëtarja e këshillit bashkiak të Tiranës nga PD, Ilda Zhulali, foli në konferencën për media e cila po zhvillohet ditën e sotme nga këshilltarët bashkiakë të opozitës.
Zhulali i bëri thirrje çdo këshilltar bashkiak të luftojë korrupsionin dhe të çrrënjosim këtë model qeverisës, sepse Tirana meriton më shumë.
Ilda Zhulali: “Do të përfitoja nga ky rast për t’i bërë një thirrje publike të gjithë anëtarëve të këshillit bashkiak të Tiranës. Ne e morëm nismën si PD, si grup këshilltar i PD kemi pasur mbështetje edhe nga grupi i këshilltarëve të PL.
Shkarkimi i Erion Veliaj nuk shtë një çështje partiake, por detyrim qytetar dhe përgjiegjësi politike, morale e çdo këshilltari bashkiak të Tiranës. Mos të harrojmë që Erion Veliaj, jo vetëm është sot në qeli, ka kryër korrupsion madhor, ka bërë shpërdorimin e detyrës.
Duhet të mos harrojmë që ka 3 detorë të tjerë kryesor të cilët po ashtu janë të arrestuar, shumë të tjerë që janë nën hetim me masa shtrënguese ose jo. Të gjithë piraminda drejtuese e bashkisë Tiranë, është e përfshirë në korrupsion të organizuar. Ky model qeverisje duhet të çrrënjoset Tirana meriton më shumë. Çdo këshilltar bashkiak duhet të luftojë korrupsionin."

