Berisha-deputetëve: Lini çdo gjë dhe merruni me regjistrimet e diasporës! Programi ynë është Kushtetuta jonë
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha u kërkoi deputetëve që të lënë çdo gjë dhe të merrn me regjistrimet e diasporës!
Fjala e Berishës
Përshëndetje të përzemërta, falënderime dhe mirënjohje për të gjithë angazhimin tuaj.
Për të gjithë angazhimin e drejtuesve qëndrorë dhe lokalë të PD në takime intensive, të frytshme me emigracionin dhe diasporën në Europë dhe në botë.
Si dhe për punën që po bëhet me strukturat e PD në të gjitha qarqet e vendit për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Mendoj se puna që keni bërë dhe po bëni është shumë e vlefshme, shumë e rëndësishme për fitoren e PD.
Është arritur të krijohet një frymë optimizmi, vendosmërie dhe besimi, e cila nuk është parë ndonjëherë që nga viti 1991.
Disa kohë më parë, duke bërë analizën e disa elementëve, unë krijova bindjen se ka disa ngjashmëri, sado që Shqipëria e vitit 2025 me Shqipërinë e vitit 1991 është vite drite larg, përsëri ka ngjashmëri të dhimbshme midis asaj periudhe dhe kësaj periudhe.
Ngjashmëritë janë thjesht, së pari ka kërcënim të lirisë.
Ka një agresion ndaj opozitës, arrestime, burgosje, marrje mandatesh. Këto nuk ishin në vitin 1991. Nuk na burgosnin drejtuesit kryesorë, pavarësisht se i kishin të gjitha mundësitë, por këtë nuk e bënë.
Kurse Edi Rama në traditën e diktaturës së etërve të tij, nuk ndalet para asgjëje.
Po kështu marrja e mandateve, burgosja e deputetit.
Pra, të gjitha këto kanë zgjuar në mendjen e njerëzve të shkuarën e hidhur të atyre që e kanë përjetuar.
Tek të tjerët, jetojnë në vende të lira dhe e shohin që nuk ka...
Imagjinoni emigrantët në Itali, sikur të shihnin tre liderët e opozitës, dy në arrest, tjetri në ndjekje penale.
Apo në Gjermani apo në vendet e tjera.
Kështu që kjo ngjashmëri...
Dhe së dyti, varfëria ekstreme. Shumë herë më e madhe se ç’ishte, çka përbën një barrë edhe shpirtërore, edhe materiale, edhe ekonomike për të gjithë emigracionin dhe diasporën tonë.
Në qoftë se Shqipëria nga viti 2013 deri në vitin 2025 do kishte ndjekur trendin e rritjes së rrogave, sot pensionisti nuk do merrte në Mal të Zi 450 euro, do merrte në Shqipëri 450 euro.
Sot rroga minimale në Shqipëri nuk do ishte 400 euro, por do ishte sa ç’është në Rumani, 800 euro.
Pra, mirëpo kjo është një barrë, sepse këta njerëz detyrohen të çojnë njerëzve të tyre në shtëpi për të blerë kafshatën, për të blerë ilaçet.
Pra, janë këto dy faktorë, mendoj unë, që kemi konstatuar këtë frymë të fuqishme vullneti për ndryshim në Shqipëri.
Unë, megjithëse thashë keni bërë punë të jashtëzakonshme, u bëj thirrje këto ditë, të lëmë çdo gjë dhe deri më datën 2 t’u përkushtohemi regjistrimeve, numrit më të madh të mundshëm të emigrantëve tanë për të votuar.
Tani, ky është një zhvillim shumë pozitiv, kjo frymë, ky optimizëm, ky vullnet që pasqyrohet në emigracion dhe diasporë, ka një ndikim të fuqishëm edhe në Shqipëri, ku njerëzit janë në kushte më të vështira, përballojnë të gjitha pasojat e narkoregjimit, po përsëri është mesazh shprese, mesazh besimi se do çlirohemi dhe është gjë shumë pozitive.
Programi, përsëri unë theksoj, programi ynë duhet të jetë libri ynë, Kushtetuta jonë në këto zgjedhje, në kuptimin e komunikimit me ta.
Ne, mbi të gjitha do paraqesim programin.
Kemi këtu 3 libra, një libër është për arritjet e PD-së. Ne, pse e përdorim këtë libër? Jo për glorifikim, por thjesht si një bazë që na lejon ne të shohim tek Shqipëria Madhështore.
Se kur thua Shqipëria Madhështore, tingëllon joreale. Se më tha një gazetar, ku e kishe madhështoren në vitet 2005-2013.
Po, i thashë unë, se dolëm nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Nuk ka më madhështore. Kjo quhet quantum leap.
Ishim me atë infrastrukturë, e përmbysëm. U anëtarësuam në NATO, bëmë vizat.
Pra, thjesht për të argumentuar pse na shërben ne ky libri i punëve të mira. Na shërben thjesht për vizionin tonë për të ardhmen.
Libri i dytë, libri kryesor, programi ynë. Ky program ka gjithnjë qytetarin, askush nuk mund të thotë se ku gjenden paratë. Të gjitha paratë janë. Po si do i shpërndash? Në qoftë se ne ndjejmë detyrim ndaj qytetarëve, sigurisht një pjesë të tyre do i kthejmë në rroga dhe pensione. Kjo është e thjeshtë.
Prandaj do vendosim minimumin jetik 200 euro. Me 200 euro nuk do ketë më varfëri ekstreme. Të gjithë e zhdukin në këtë mënyrë varfërinë ekstreme. Caktojnë një shumë dhe ajo shumë është gjithnjë më e madhe se e varfërisë ekstreme. Të biem pak në paqe.
Kjo është vetëm fillimi. Rrogat minimale rriten me 20 përqind, janë 400, bëhen 500.
Kjo është gjithnjë tre muajt e parë.
Karta e konsumatorit. Po, nuk mund të taksohen njëlloj në ushqime ky që merr 200 euro me ty që merr 1 mijë euro. Ky do ketë kartën e konsumatorit, të paktën ato ushqime do i marrë pa taksa. Do i kthehen taksat.
Energjia për biznesin. Si mund të paguajë biznesi 24 lekë për energji? Jo, do paguajë 6 lekë dhe absolutisht e përballueshme 100 përqind.
Këta vjedhin.
A e dini ju se këta sot pas 11 vitesh kanë të ndërtuar përveç tunelit të Llogarasë, absolutisht asnjë rrugë me buxhet të tyre.
Ura e Limuthit-Thumanë është ndërtuar me fondet e privatit. Është me kredi të privatit.
Bajpasi i Vlorës me kredi të dhënë nga Komisioni Europian në kohën e PD.
Bajpasi i Fierit me kredi dhe ka qenë i ndërtuar deri në gjysmë.
Ku i çuan këta? Rrasa guri në sheshe.
Po sa janë ato? Janë 57 miliardë euro pasi zbret rrogat. Me 57 miliardë euro ndërton gjëra fantastike, përrallore.
Ku janë? I kanë zhdukur. Prandaj bëhen mbledhjet. A i patë mbledhjet sot?



