PËRBALLJE “TITANËSH” NË RING/ Kombëtarja shqiptare e boksit duelon ekipin anglez

Një event i rrallë e unik do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Për herë të parë në vendin tonë, Federata Shqiptare e Boksit organizon turneun në 3 disiplina si boksi, MMA dhe kik-boks.

Gjithashtu një përballje tepër e fortë pritet të jetë ajo mes Kombëtares shqiptare të boksit dhe asaj angleze.

Mbrëmjen e së mërkurës në ring do të zbresin disa prej boksierëve më të mirë shqiptar dhe britanik.

Në Tiranë do të zhvillohet eventi i organizuar nga Federata shqiptare e boksit, ku do të garohet në disa disiplina të ndryshme.

Spektakli do të jetë i garantuar me ndeshje boksi, ndërsa nuk do të mungojë disiplinat MMA dhe kick box.

Një dimension ndryshe e tepër special ky i eventeve sportive, pasi njëkohësisht ky organizim do të sjellë 3 disiplina.

Po ashtu nuk do të mungojnë as përballjet mes Kombëtares shqiptare dhe asaj angleze.

Trajneri i ekipit kuqezi, Sead Bushati tha se ka përzgjedhur boksierët më të mirë shqiptar, disa prej të cilëve edhe fitues të medaljeve në kontinent.

Ndërkohë, trajneri i Kombëtares angleze, Leonny Hagland u shpreh se është një kënaqësi e madhe për ta që ndodhen në Shqipëri.

Leonny Hagland: Jemi shumë të lumtur që kemi ardhur këtu. Boksierët nga Londra janë shumë të kënaqur që janë këtu, për të punuar me Federatën Shqiptare të Boksit.

Mikpritja këtu është shumë fantastike dhe presim një shfaqje të madhe e një garë të bukur.

Gjithashtu, përgjatë këtij eventi do të zhvillohen dhe përballje nga boksi olimpik e boksi profesionist.

PËRBALLJE “TITANËSH” NË RING/ Kombëtarja