Rikthehet emergjenca për Juventusin, dëmtohen dy lojtarë

Ditë testesh mjekësore te Juventusi. Dje në mëngjes, Nikolo Savona iu nënshtrua testeve mjekësore në JMedical, të cilat zbuluan një dëmtim të kofshës së djathtë.

Mbrojtësi i krahut që humbi edhe udhëtimin drejt Kaljarit pritet të mungojë për rreth 15 ditë.

Ai me siguri do të mungojë në ndeshjet e Kupës së Italisë kundër Empolit dhe ndeshjen kundër Veronës në kampionat.

Ai ndoshta mund të humbasë edhe ndeshjen e madhe më 9 mars në shtëpi kundër Atalantës.

Por Savona nuk është lojtari i vetëm që është dëmtuar te Juventusi.

Në sfidën kundër Kaljarit u larguan para kohe edhe Duglas Luiz e Andrea Kambiazo.

Mesfushori brazilian ka pësuar një dëmtim muskulor dhe pritet gjithashtu të qëndrojë jashtë fushave për pak javë.

Sa i përket Kambiazos, nuk ka asnjë gjë serioze dhe nuk pritet që të ketë mungesa.

Përjashtim mund të bëjë fakti që Mota nuk e aktivizon për mos rrezikuar.

Si Kambiazo dhe Duglas Luiz u dëmtuan menjëherë pasi u rikthyen nga dëmtimet e tyre respektive.