Kupa e Shqipërisë/ Penalltitë nderojnë Vllazninë, shkodranët eliminojnë mes drithërimash Elbasanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 19:58
Vllaznia është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa eliminoi Elbasanin.
Për të përcaktuar fituesin u deshën penalltitë, me 120 lojë që përfunduan 3-3, ndërsa akti i parë ishte mbyllur 0-0.
Një autogol i Lilës i dhuroi epërsinë shkodranëve në minutën e 14-të, ndërsa Lajthia u kundërpërgjigj në minutën e 26-të.
Në fillimin e pjesës së dytë, Lajthia kompletoi dopietën, duke përmbysur sfidën.
Në të 57-tën, ishte Gurishta që vendosi ekuilibrat.
Ndeshja ishte mjaft emocionuese në minutat e fundit, teksa skuadrat realizuan nga një gol, përkatësisht me Krymin dhe Olberkis.
Pavarësisht rasteve, në kohën shtesë nuk pati gol.
Nga pika e bardhe e penalltisë, më të saktë u treguan shkodranët, që shkojnë kështu në gjysmëfinale.
