Premierë në super duelin Barcelona-Atletiko, ja kush arbitër vendos drejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 17:22
Komiteti Teknik i Arbitrave ka vendosur që të jetë Alehandro Hernandez Hernandez gjyqtari që do të vërë drejtësi në takimin e vajtjes në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Atletikos së Madridit.
Kjo do të jetë hera e parë për Hernandez Hernandez që drejton një takim mes Barçës dhe Atletikos.
Për Barcelonën, kjo do të jetë ndeshja e dytë që Hernandez do ta drejtojë në këtë sezon, pasi më parë e kishte arbitruar në fitoren 4-1 në Sevilje më 9 shkurt të këtij viti.
Edhe për Atletikon, kjo do të jetë hera e dytë me këtë gjyqtar në këtë sezon, teksa më parë e kishte drejtuar në fitoren 1-0 në “San Mames” kundër Bilbaos.
