Talenti i Laçit shënon supergol, kurbinasit barazojnë shifrat ndaj Partizanit

Laçi ka barazuar rezultatin kundër Partizanit në sfidën e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Për kurbinasit realizoi Stiven Bibo në minutën e 57-të. Supergol i talentit të Laçit me Qirkon që nuk ia del të ndalë topin e goditur nga jashtë zone.

Kujtojmë që prej minutës së 41-të Partizani po luan me 10 lojtarë  pas daljes me të kuq të Sembene. Golin për Partizanin e realizoi Padstrelau në minutën e 16-të.