Kupa e Shqipërisë/ Elbasani barazon ndaj Vllaznisë, Partizani mbetet me 10 lojtarë

Po luhen në këto momente ndeshjet e kthimit të dy sfidave të Kupës së Shqipërisë.

Partizani ka shënuar golin e avantazhit përballë Laçit. Për të kuqtë realizoi Padstrelau në minutën e 16-të.

Sulmuesi i afruar në verë, përfiton nga topi i mbetur në zonë pas goditjes së Bintsukës, dhe dërgon topin e rrjetë. Por lajmi i keq për të kuqtë ka ardhur në minutën e 41-të teksa Sembene ka marrë kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Nga ana tjetër Vllaznia dhe Elbasani po barazojnë me rezultatin 1-1. Shkodranët kaluan në avantazh të parët janë falë një autogoli të Bledar Lilës.

Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë, Lila devijon topin në portën e tij duke shënuar autogol.

Elbasani barazoi shifrat në minutën e 26-të me anë të Xhonathan Lajthias.