Fenerbahçe i del në mbrojtje Mourinhos ndaj sulmeve të Galatasarayt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 16:22
Fenerbahçe i ka dalë në mbrojtje Jose Mourinhos dhe i është kundërpërgjigjur rivalit të përbetuar, Galatasarayt.
Feneri përmes një deklarate ka paralajmëruar masa ligjore për shpifje ndaj Galatasarayt.
Klubi i Mourinhos thotë se deklarata e trajnerit portugez kishte të bënte me reagimet dhe presionin ndaj gjyqtarit që bënin nga bankina e Galatasarayt dhe se s’ka pasur të bëjë me racizëm, por që Galatasaray qëllimisht e ka shtrembëruar dhe e ka keq interpretuar deklaratën e tij.
Derbi i Stambollit u mbyll në barazim pa gola, ndërsa nuk munguan polemikat para, gjatë dhe pas lojës.
Shkaku i presionit dhe frikës për favorizim të Galatës, Federata Turke ia besoi drejtimin e kësaj ndeshjeje një gjyqtari të huaj.
