Kupa e Shqipërisë/ Kualifikim dramatik për Partizanin, 'Demat' eliminojnë me 10 lojtarë Laçin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 19:12
Partizani ka eliminuar Laçin nga Kupa e Shqipërisë, pasi e ka mposhtur me rezultatin 2-1.
Një kualifikim i çmendur për të kuqtë në “Arena e Demave”, pasi nga minuta e 40-të ishin me 10 lojtarë.
Kujtojmë se takimi i parë në Laç ishte mbyllur në barazim pa gola.
Sembene mori dy kartonë të verdhë duke lënë kryeqytetasit në inferioritet numerik.
Më parë ishte Padstrelau që kishte shënuar golin e avantazhit për Partizanit.
Pjesa e dytë foli për Laçin, që gjeti golin e barazimit me Bibo në minutën e 56-të. Për t’i dhënë fitoren e parë në rikthim Abilaliajt si trajner, mendoi Keko.
Sulmuesi i Partizani u fut nga stoli dhe realizoi në minutën e 89-të.
Tashmë “demat” presin të njohin kundërshtarin në gjysmëfinale.
