Veliaj vijon t’i bjerë fyellit në një vrimë, në pamundësi për të rrëzuar akuzat e rënda, sajon biseda imagjinare kafkiane me prokurorë…
Erion Veliaj vijon të mos japë asnjë shpjegim për akuzat e rënda ndaj tij të prokurorisë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, por merret me sulme ordinere, kërcënime e shantazh ndaj prokurorit Dado.
Mesa duket Veliaj librin e parë që po lexon në jetë është ‘Procesi’ i Kafkës, por duke qenë se edhe atë po e lexon në kushte tejet të rënda psikike, ngatërron biseda imagjinare me prokurorin, a thua se është romancier dhe jo njeri që po akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash si zyrtar i lartë publik.
Megjithëse doli super-mashtrues dje kur tentoi të manipulojë opinionin se prokurori e kishte quajtur ndyrsirë, sot ka vijuar të prodhojë biseda imagjinare ku gjoja prokurori i ka thënë pse nuk e njeh filanin e fistekun.
Pra, në vend të flasin avokatët dhe të mbrojë veten për akuzat, Lali Eri vijon t’i bjerë fyellit në të njëjtën vrimë, sajesa, shpifje, presione e shantazhe publike ndaj atyre që ca kohë më parë i qaunte kolegë.
“Me gjasë janë kodet e tyre; në këtë gjykatë drejtësia zbatohet në mënyrë që të dënohesh pa faj dhe mundësisht pa e marrë vesh fare”, shkruan Franz Kafka në “Procesin” e tij, i cili u bë tani edhe pasqyrë e jetës time si personazh i kafkës së Olsit.
Kritikët e mi ndoshta kanë të drejtë, duhet të fokusohem më shumë te faktet se sa te kafka që më mban prej dy javësh në burg me porosi të Sali fundërrinës, duke më hequr me dhunë nga punët e Tiranës dhe fushata e fitores sonë të katërt", shprehet Veliaj.

