Koçiu takim me ambasadorin italian: I hapim rrugë projekteve në shëndetin publik dhe menaxhimin spitalor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Italisë, Marco Alberti dhe zëvendësambasadorin, Luigi Mattirolo.

Në fokus të diskutimeve mes të dy palëve, sipas ministres Koçiu ka qenë forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

“Ky takim i hap rrugën projekteve të reja të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, me fokus në shëndetin publik dhe menaxhimin spitalor”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Njëherësh, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka shprehur ambasadorit dhe zëvendësambasadorit të Italisë, mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e Italisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit europian.