GJKKO përgënjështroi Veliajn/ Këlliçi: Më në fund qytetarët po njihen me fytyrën e vërtetë të kreut të '5D'

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar pasi gjykata përgënjeshtroi Erion Veliajn pasi ky i fundit akuzoi prokurorin Ols Dado se në gjyq e kishte quajtur ndyrësirë.

Postimi i Këlliçit:

Vetëm një mashtrue kronik, patologjik dhe deluziv, mund të arrijë deri në këtë pikë!

Më në fund qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, po njihen me fytyrën e vërtetë të kreut të 5D.

Gënjeshtra e sotme, i’a kalon dhe historisë me Griseldën e Kavajës, që lëngonte e gjakosur nga kriminelët e Saliut, që i kishin çarë barkun, për ti hequr fëmijën…

Ky njeri duhet kuruar!!!