I drejtoi armën policëve/ Gjykata e Vlorës lë në burg Endrit Sadedinin

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Endrit Sadedinin, i arrestuar tri ditë më parë nga Policia e Vlorës në një aksion të zhvilluar në lagjen Pavarësia.

Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Alba Ngresi, e cila ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës. Ndaj Sadedinit rëndon akuza “Armëmbajtje pa leje”.

38-vjeçari u arrestuar në lagjen “Pavarësia”, pranë Lungomares. Ai u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Danger” dhe pas një kontrolli fizik iu gjet një pistoletë me karikator dhe municion luftarak.

Policia, në deklaratën për mediat, sqaron arrestimin e tij, duke njoftuar se 38-vjeçari në momentin që ka parë efektivët, ka tentuar që të largohej dhe iu ka drejtuar armën, por nuk ka mundur të qëllojë.