Çifti Meta - Kryemadhi nuk ndahen sot, ja çfarë ndodhi në gjykatë. Seanca e radhës e divorcit do të mbahet më...
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 10:49
Në Gjykatën Civile ishte parashikuar mbahet seanca për divorcin mes presidentit të PL-së, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Seanca në fjalë mësohet se është shtyrë për në muajin prill dhe shkak u bë mosparaqitja e Kryemadhit në seancë, ku ishte parashikuar nëse mes tyre do të kishte Pajtim ose jo.
Ndërkaq edhe vetë Meta nuk ishte i pranishëm, si pasojë e masës së sigurisë arrest me burg të vendosur që prej tetorit të vitit të kaluar por kishte lënë autorizim avokatin e tij, Genc Gjokutaj.
“Seanca e radhës u caktua më 11 prill pra 10:30”, bën me dije gazetari Edison Vatnikaj.

