FOTO+VIDEO/ Kontrolli në pronat e “Ben Qimes”, policia publikon pamjet, sekuestrohen a*më, targa dhe… Dështon kapja e tij
Policia e Fierit ka kryer sot kontrolle në në banesat dhe automjetet e shtetasit Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”.
Isufaj ishte kallëzuar më 17 shkurt 2025 për rastin e kanosjes së një gjyqtari të Gjykatës së Fierit, Vladimir Cjapi.
Në kuadër të operacioneve, Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme prove, përfshirë një armë zjarri pistoletë, një palë targa të huaja, jelek multifunksional si i Policisë, dy pajisje DVR, gjashtë celularë dhe dokumenta të ndryshëm zyrtarë.
Policia e Fierit ka shoqëruar disa shtetas të lidhur me Isufajn, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar prova të tjera.
Isufaj është shpallur në kërkim për dy vepra penale: “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Aktualisht, Policia po vazhdon operacionet intensive për kapjen e tij dhe për të garantuar procesin hetimor të plotë.
Veprime intensive hetimore dhe policore, mbi rastin e kanosjes së një gjyqtari të Gjykatës së Fierit, të kallëzuar prej gjyqtarit, në Prokurorinë e Fierit, më datë 17.02.2025, ndaj shtetasit Arben Isufi.
Kryhen kontrolle në ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim si autor i këtij rasti.
Gjenden dhe sekuestrohen: 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumente zyrtarë.
Në vijim të veprimeve, shoqërohen në ambientet e Policisë, disa shtetas (me lidhje me shtetasin e shpallur në kërkim).
"Në zbatim të vendimit të datës 19.02.2025, të Gjykatës së Fierit, Policia e Fierit dhe “RENEA” kanë kryer kontrolle në banesa, ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit A. I., 55 vjeç, banues në lagjen "Sheq i Madh", i cili është kallëzuar në Prokurorinë e Fierit, nga një gjyqtar i Gjykatës së Fierit, për kanosje të kryer më datë 12.02.2025.
55-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
Me qëllim hetimin e plotë të rastit, Policia ka sekuestruar sende që do t’i shërbejnë hetimit, si dhe ka shoqëruar shtetas të lidhur me shtetasin A. I..
Policia e Fierit informon se po kryhen kontrolle intensive për kapjen e 55-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të tij, për këtë rast që ka cenuar për shkak të detyrës, një anëtar të Gjykatës së Fierit
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.



