EMRI+VIDEO/ Atentati ndaj Briken Sanajt tek “Kodra e Diellit”, ekstradohet nga Gjermania autori
Vladimir (Valmir) Kola, i dyshuari kryesor për ekzekutimin e Briken Sanajt, është ekstraduar nga Gjermania.
42-vjeçari u arrestua në Gjermani në muajin prill 2024 pasi akuzohet për ekzekutimin e Briken Sanajt, krim i ndodhur më 30 tetor 2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”.
Ndaj tij, Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 23 nëntor 2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Vladimir (Valmir) Kola dyshohet se, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri Briken Sanajn për hakmarrje.
Njoftimi:

Interpol Tirana
I akuzuar për vrasje me paramendim, në vitin 2022, ekstradohet nga Gjermania, 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
42-vjeçari u arrestua në Gjermani, në muajin prill 2024, gjatë operacionit të koduar “Versus”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe homologëve gjermanë.
Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me Interpol Wiesbaden, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, shtetasi:
V. K. alias V. K., 42 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.11.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit".
Ky shtetas dyshohet se më datë 30.10.2022, në kompleksin "Kodra e Diellit", në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S.

