Aksidentet në vend/ Eksperti Hoxha: Duhet të bëhen analiza, gabojmë duke ia lënë çdo policisë
Eksperti rrugor, Gëzim Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se duhet të bëhen analiza të thella se pse vijnë aksidentet.
Hoxha: Statistikat realisht janë të frikshme sepse kemi shumë humbje njerëzish.
Ajo që më shqetëson mua është se ne ende nuk bëjmë dot një analizë se nga se na vijnë këto aksidente.
Ministria e Infrastrukturës është organi përgjegjës për sigurinë rrugore.
Ndërsa ne e kemi fokusuar në një këndvështrim tjetër.
Ne të gjithë këtë përgjegjësi ia japim policisë.
Kjo është e padrejtë. Policia i ka të saktësuara detyrat e saj.
Prandaj duhet që këtu të bëhen analiza të thella dhe Ministria e Infrastrukturës duhet më pas të lëshojë patjetër udhëzime specifike për autoshkollat, për rrugët, për sinjalistikën.
Duhet të ndalojë akset që kanë rrezikshmëri.
Këtu ne gabojmë se çdo gjë ia kemi lënë policisë.
Duke e ngarkuar edhe me përgjegjësi që ajo nuk i ka dhe nuk i ka mundësitë realisht. Secili nga ne duhet ta kontrollojë vetveten.
