“Emrin tim e përdorin për gjoba”/ Safet Bajri: Boll! Më keni stresuar familjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 23:03
I shumëpërmenduri në media, Safet Bajri ka treguar versionin e tij për lidhjet e tij të aluduara me shumë ngjarje kriminale në Shkodër.
Një një lidhje direkte për Grida Dumën, për emsionin Top Story, ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke pretenduar që shumë njerëz po përdorin emrin e tij për të vënë gjoba.
“E kam bërë kallëzimin, se njerëzit vënë gjoba në emrin tim. Njerëzit i bëjnë me qëllim, por nuk jam unë, prandaj u kam kërkuar tu drejtohen organeve ligjzbatuese.
Nuk është aspak e vërtetë. Më keni futur në panik të gjithë famijen. Media nuk po e respekton punën e famijes. Çfarë po bëni,” tha Safet Bajri.


