U largua nga banesa! Gjendet 20-vjeçarja nga Librazhdi: Nuk kam pretendime ndaj asnjë…

Policia në Librazhd njofton se ka gjetur në gjendje të mirë shëndetësore një 20-vjeçare, e cila ishte raportuar e humbur.

E reja ka thënë përpara oficerëve të policisë se është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Ajo tha se nuk ka asnjë pretendim për asnjë shtetas.

“Në vijim të informacionit të dhënë për largimin nga banesa në Librazhd, më datë 14.02.2025, të shtetases Xh. R., 20 vjeçe, informojmë se kjo shtetase është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo ka deklaruar se është larguar nga banesa, me dëshirën e saj, si dhe se nuk ka asnjë pretendim ndaj asnjë shtetasi”, njofton policia.