Nuredin Dumani përballet me avokatët e të akuzuarve në gjyq: Me Gentian Sharrën grabitëm argjendarin në 2011. Me Talon kemi vjedhur makina
Në seancën gjyqësore që po mbahet për procesin “Plumbi i Artë”, avokateve të të akuzuarve iu dha e drejta që ta pyesin dëshmitarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, mbi ngjarje të ndryshme.
I pari ishte Sokol Hazizaj, mes të cilëve u zhvillua kjo bisedë:
Avokati: Në cilët qytete keni jetuar?
Dumani: Jam shpërngulur nga Dibra drejt Rrogozhinës, kam shkuar në Durrës, kam lëviz vetë herë pas here. Në 2020-n kam marrë apartament në Elbasan përballë parkut.
Avokati: A i njihni rrugët?
Dumani: Varet ca rruge, deri diku i njoh.
Avokati: Gentian Sharrën nga e njihni?
Dumani: E njoh nga Talo Çela në vitin 2010.
Avokati: Në çfarë rrethanash?
Dumani: Kishte një lokal në Bradashesh, në rrugën e vjetër. Aty kishte një servis dhe një lokal
Avokati: Çfarë profesioni kishte Sharra?
Dumani: Vidhja makina dhe i çmontonte aty. Mbaj mend që kam vjedhur me Talon makinë në vitin 2011. S’e di muajin. Kam bërë shumë grabitje, por mbaj mend grabitjen në Elbasan, një argjendar, rreth vitit 2011. Unë s’e kisha parë më parë viktimën, po e kishte planifikuar Gentian Sharra. Unë kam shku vetëm ditën e ngjarjes. Gentian Sharra na tha “do ta godisja me levë hekuri”. Ishte në një parking.
Dumani: Planin e kemi biseduar tek Shtepia e Talo Çelës, e cila ndodhet ne afersi te lokalit te Gent Sharres.
Eshte nje shtepi dy katshe dhe cati, nuk ka pasur porte ka qene me rrjet.
Viktima qe e grabitem ishte trup i mbushur me i gjate se une.
Per veshjen nuk e mbaj mbaj mend. E kam degjuar emrin pasi eshte bere grabitja.
Kishte ora varse floriri diku tek 8 kg e 300 gram.
I moren shkuan te shpia e Talos dhe i kam zbardhur ne tavoline. Mjeti qe u kthen nga grabitja me benz 2500.
Kam pasur komunikime me Ilirjan Feçin, po nuk e mbaj mend numrin. Çantat e vjedhura nuk i mbaj mend se i ka zhdukur Talo Çela.
Avokati tregon një foto nga kamerat e sigurisë.
Dumani: S’e mbaj mend. Gentian Sharra nga viti 2002 e deri në 2006-n ka qenë punëtor në ndërtim.
Avokati: A keni punuar me shazllonet në Greqi?
Dumani: Nga viti 2007 deri 2009 kam punuar me fruta perime.
Avokati: A ke me paterica pasi ke bërë aksident?
Dumani: Po është e vërtetë.
Avokati: A keni bërë vjedhje të tjera para vitit 2011?
Dumani: Nuk kam pas ditë me vjedh makina, por këto i kam mësuar nga Gentian Sharra.


