EMRI/ Arrestohet 26-vjeçari në Krujë, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit në makinë e banesë
U bë arrestimi i shtetasit Erdit Ponari pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe të banesës iu gjet dhe iu sekuestrua sasi prej 23.5 gram lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe steka cigaresh pa pullë fiskale.
Njoftimi:
Krujë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.
U kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza, arrestohet 26-vjeçari, me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohen 23.5 gramë kokainë që u gjetën në automjetin e 26-vjeçarit dhe steka me cigare pa pullë fiskale që u gjetën në banesën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi:
E. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në Rinas, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. P., në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 9 steka me paketa me cigare, pa fullë fiksale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
