Sfidat e kthimit në Champions/ Milan e Atalanta kërkojnë përmbysjen, Bayern dhe Benfica për ruajtjen e avantazhit

Sot do të luhen ndeshjet e kthimit për fazën play-off të Championsit ku 4 skuadra do të kalojnë në fazën tjetër. 

Dueli i parë është në orën 18:45 mes Milanit dhe Fejnordit, ku kuqezinjtë duhet të fitojnë me çdo kusht në “San Siro” për tu kualifikuar.

Ndeshja e parë u fitua me rezultatin minimal nga holandezët.

Edhe Atalanta humbi me Bryzhin ndeshjen e parë, ndërsa sot do të kërkojë të rikuperojë gabimin.

Bajerni dhe Benfika fituan sfidat e para dhe janë me një këmbë në fazën tjetër.

NDESHJET E SOTME

MILAN-FEJNORD 18:45

ATALANTA-BRYZH 21:00

BAJERN-SËLLTIK 21:00

BENFIKA-MONAKO 21:00