Presidenti i Teutës shkarkon edhe Davollin, më pak se 1 muaj pasi e emëroi!

Bledar Devolli nuk reziston më gjatë në stolin e Teutës. Për shkak të rezultateve të dobëta gjatë javëve që ka drejtuar ekipin durrsak, presidenti Edmond Hasanebelliu mësohet se e ka shkarkuar nga detyra.  

“Duke analizuar situatën, e mbyllëm këtu marrëveshjen me Devollin. E mora me shumë dëshirë si trajner, por gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve. Kisha pritshmëri të mëdha”, deklaroi presidenti i Teutës për ‘Panorama Sport’

Hasanbelliu konfirmoi se trajner deri në fund të këtij kampionati do të jetë Bledar Hodo, ndërsa ndihmës të tij, përgatitësi i portierëve, Bledian Rizvani dhe përgatitësi altetik, Mark Dodaj.