Legenda e trajningut Italian, Arrigo Saki feston ditëlindjen!

Plot 24 vite nga aventura e fundit në pankinë, Arrigo Saki mendon se mund të jetë larguar më herët nga ç’duhej nga detyra e trajnerit.

Në moshën 78-vjeçare tekniku italian pranon se po mendon rikthimin në stol. Për Sakin nuk bën diferencë nëse klubi i tij i ardhshëm do të jetë italian apo i huaj, ai kërkon vetëm të rikthehet në fushën e lojës.