Tifozët të shqetësuar për Kane, sulmuesi anglez mungon në stërvitje para Champions-it
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 19:15
Harry Kane nuk mori pjesë në stërvitjen e Bayern Munich të hënën, në prag të ndeshjes së dytë të 1/16-tave së të Champions kundër Celtic.
Mungesa e sulmuesit anglez, për përgatitjet e këtij takimi, ka sjellë shqetësim te tifozët bavarez.
Kane thuhet se pësoi një dëmtim të lehtë në ndeshjen e fundit të Bundesligës kundër Bayer Leverkusen, por prania e tij kundër skocezëve nuk është në rrezik.
Në sfidën e parë ndaj Celtic të fituar 1-2 nga Bayern, Kane realizoi një gol.

