Milani dhe Reali kokë më kokë për talentin spanjoll!
Sipas asaj që raporton këtë mëngjes ‘Tuttosport’, në muajin mars do të ketë një takim mes përfaqësuesve të Milanit dhe Real Madridit për të diskutuar mbi Alex Jimenez, anësor spanjoll që verën e kaluar u ble nga kuqezinjtë për 5 milionë euro.
Megjithatë, në marrëveshjen e arritur me "Los Blancos", ekziston një klauzolë riblerjeje në favor të madrilenëve: për 9 milionë euro në fund të këtij sezoni dhe 12 milionë euro në fund të sezonit 2025-26.
Objektivi i Furlani-t dhe Moncada-s është të përpiqen të eliminojnë ose të rinegociojnë këtë klauzolë me shifra shumë më të larta, në mënyrë që një investim i mundshëm i Madridit për ta rikthyer Jimenezin të jetë më i përshtatshëm me rritjen e tij aktuale. Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe kj klimë mund të lehtësojë negociatat për të arritur një zgjidhje.
