VIDEO/ Neymar shënon golin e parë me Santosin pas rikthimit tek klubi brazilian

Neymar Junior ka shënuar golin e parë që prej rikthimit të tij te Santosi.

Ylli brazilian e fitoi vetë penalltinë pasi u pengua në zonën e rreptësisë nga Soteldo, ndërsa gjyqtari pa hamendje akordoi 11 metërsh në ndeshjen mes Santosit dhe Agua Santas, e zhvilluar në “Vila Belmiro”.

Guilherme, gjuajtësi i rregullt i penalltive te Santosi, ia dha këtë privilegj ish-futbollistit të Barcelonës, Paris Saint-Germainit dhe Al Hilal.

Dhe, përfaqësuesi brazilian e dërgoi portierin në anën tjetër dhe shënoi.

Neymar zhvilloi ndeshjen e katërt që prej rikthimit të tij te Santosi dhe ky ishte goli i parë për të.

Festimi i tij ishte mjaft emocionues së bashku me tifozët, por edhe me shokët nga bankina e me stafin e trajnerëve.

“Unë jam këtu, unë jam kthyer”, theksoi “O Ney”, duke besuar se do të japë kontributin e tij për Santosin, ku u rikthye pas një periudhë të vështirë në Arabinë Saudite, ku nuk e lanë rehat lëndimet.