Marmoush karikon Manchester Cityn/ Sulmuesi egjiptian shënoi tripletë golash ndaj Newcastle
Omar Marmoush ishte protagonist kryesor në ndeshjen e Manchester Cityt ndaj Neë Castle, duke shënuar tripletë golash në vetëm 14 minuta.
Ndryshimi vjen në momentin e duhur për skuadrën e Pep Guardiolas, pasi të mërkurën I pret përballja me Real Madridin.
Pa bërë ende një muaj te blutë e Manchesterit, sulmuesi Omar Marmoush po tregon potencial, teksa dhuroi spektakël golash në ndeshjen kundër Neë Castle.
Në vetëm 14 minuta, 26 vjecari shënoi 3 gola, duke arritur për herë të parë në karrierën e tij një rekord të tillë.
“Ishtë një ditë vërtet e bukur dhe ndjesi e jashtëzakonshme. Është trigolëshi im i parë në karrierë.
Dua të falënderoj shokët e skuadrës, stafin dhe sigurisht trajnerin që më ndihmuan të arrij këtë moment”, deklaroi Marmoush.
Tek qytetarët e Cityt, lojtari nga Egjipti thotë se ndihet si në familjen e tij.
“Të gjithë më bëjnë të ndihem pjesë e kësaj familjeje, që nga dita e parë. Jam shumë i lumtur.po përjetoj ndjesi të jashtëzkonshme në këtë atmosferë, në këtë stadium, thjesht shumë bukur”, shtoi Marmoush.
Ky triumph me rezultatin e thellë katër me zerom për ekipin e Guardiolës vjen në një moment kyc, kur City pret të përballet të mërkurën me Real Madrid, në takimin e kthimit të Play Off-it në Champions League.
Real do të zbresë në fushë me disa mungesa si: Alaba, Carvajal, Lucas, Militao, Rudiger për shkak të dëmtimeve. Nga krahu tjetër edhe Cityyt do t I mungojë Rodri, Akanji, Bob, vitor Reis, ndërsa Grealish mbetet në pikëpyetje nëse do të aktivizohet apo jo.
