Takimi në Torino, Bozdo: Emigrantët do të votojnë PD si e vetmja forcë që do e kthejë Shqipërinë në normalitet
Drejtuesi politik i PD në Berat bashkë me drejtues të tjerë të PD kanë zhvilluar një takim me emigrantët në Torino. “Emigrantët janë dëshmitarë të rrënimin të vendit nga Rama, ata do të votojnë PD si e vetmja forcë që do e kthejë Shqipërinë në normalitet”, tha Bozdo.
Postimi:
Një takim i shkëlqyer në Torino, me bashkatdhetarët tanë atje.
Së bashku me z. Oerd Bylykbashi, z. Zija Ismailaj, z. Shyqyri Dura, z. Nertil Pasho dhe z. Oltion Merdari, në një sallë të mbushur plot me shqiptarë dhe me dëshirën për ndryshim, shprehëm nderimin për sakrificën e atyre që me punën e ndershme mbajnë familjet e tyre në Shqipëri.
Emigrantët janë dëshmitarë të rrënimin të Shqipërisë në 12 vjet të qeverisjes së Edi Ramës.
Ata do të votojnë Partinë Demokratike si e vetmja forcë që mund të kthejë Shqipërinë në normalitet! Është radha jonë!

