VIDEO/ Xhixho - Ramës: Jep dorëheqjen se nuk ke parë gjë akoma!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 12:37
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar lidhur me qëndrimet e mbajtura këtë të martë nga kryeministri Edi Rama lidhur me arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes rrjeteve sociale telksa publikon dhe demonstrimin e nervozizmit live nga Rama, Xhixho i kërkon kreut të Qeverisë që të japë dorëheqjen, ndërsa i kujton dhe shprehjen e tij të famshme.
“Jep dorëheqjen se nuk ke parë gjë akoma!”, shkruan deputetja Erisa Xhixho në komentin bashkëngjitur videos së mëposhtme.

